Lidhje

Vlahutin: BE nuk ka plan për ngritjen e kampeve të refugjatëve


Ambasadoria e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ju përgjigj në mënyrë të prerë lajmeve që qarkullojnë ditët e fundit në media për një plan të BE-së për të ndërtuar në territorin e Shqipërisë kampe për refugjatët sirian si kusht për hapjen e negociatave.

Vlahutin: BE nuk ka plan për ngritjen e kampeve të refugjatëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

“Jo, nuk ka asnjë plan dhe nuk ka asnjë përpjekje të tillë për të shkëmbyer me një kusht të tillë hapjen e negociatave me Shqipërinë, tha ambasadoria Vlahurin në një takimi me mediat, gjatë vizitës që po zhvillon sot në Bashkinë “Malësi e Madhe”. Nëqoftëse ka kushte për Shqipërinë, vazhdon ambasadoria, ato janë kushte për të përmirësuar më shumë vendin, në kuptimin e mirëqeverisjes. Pra, gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e ligjit, me shtetin e të drejtës, me mirëqeverisjen, por asgjë që ka të bëjeëme migracionin apo ngritjen e kampeve për refugjatët”.

Ndërsa pritet rekomandimi pozitiv i vendeve të BE-së për çeljen e negociatave, ambasadoria Vlahutin vlerësoi reformat që ka ndërmarrë vendi.

“Për Komisionin Europian, tha ambasadoria Vlahutin, ka qenë e qartë se Shqipëria ka arritur në një fazë, ku duhet të hapë negociatat. Dhe ky është një faktor shumë i rëndësishëm. Në njëfarë mënyre, shtoi ajo, shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me mënyrën se si janë bërë reformat, ndërkohë që, për pjesën tjetër, atë të çeljes se negociatave, do të presim datën 29 qershor”.

Ambasadoria Vlahutin vlerësoi reformën në drejtësi si reformën më gjithëpërfshirëse të ndërmarrë ndonjëherë në një vend në tranzicion. Ambasadoria tha se shpresonte që, para fundit të vitit, do të jenë ngritur institucionet e pavarura dhe procesi i Vetingut do të vazhdojë me ritme më të larta.

“Ky është një proces transformimi të brendëshëm, vazhdoi ambasadoria Vlahutin, dhe qytetarët shqiptarë i kuptojnë dhe i kërkojnë këto reforma për të jetuar më mirë dhe në një Shqipëri më të mire”.

Ndërkohë, duke ju përgjigjur shqetësimit të zyrtarëve vendorë të Bashkisë “Malësi e Madhe” në lidhje me problematikën e pronave, ambasadoria e BE-së tha se ishte tërësisht e vetëdijëshme se ku është një problem i jashtëzakonshëm dhe që ekziston në të gjithë Shqipërinë. Ajo shtoi se situata është urgjente për të zgjidhur çështjen e të drejtës së pronës, pasi ka të bëjë me të drjetat e njeriut dhe me investimet në vend.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG