BE, debate për hapjen e negociatave me Shqipërinë
Në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të Bashkimit europian diskutuan të martën rreth bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shumica e tyre mbështesin hapjen e negociatave brenda verës së vitit të ardhshëm. Franca, Hollanda dhe Danimarka duan shtyrjen e procesit.