Lidhje

Tiranë: BE kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim politik për integrimin


Diplomatë dhe deputetë të Bashkimit Europian bënë sot thirrje në Tiranë që politika shqiptare të krijojë një unitet qëndrimesh dhe veprimesh në mbështetje të integrimit të vendit.

Tiranë: BE kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim politik për integrimin
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:01 0:00

Euro-deputeti Knut Flekenshtajn reporteri për Shqipërinë tha se Gjermania ka një ligj të pashkruar, sipas të cilit “luftojmë për gjithçka mes nesh, por mbetemi të bashkuar për çështjet kombëtare”, dhe se do të donte që kjo të vërtetohej edhe në Shqipëri.

Zoti Flekenshtajn tha se nuk ka asnjë vend tjetër si Shqipëria që sjell në BE problemet e brendshme politike.

“Komisioni tha qartë se ka parë shumë progres në 5 fushat, dhe puna duhet të vazhdojë për më shumë rezultate derisa negociatat të nisin, por nuk u shtuan kushte të reja, që duhet plotësuar kjo apo ajo, gjë që më duket një shenjë shumë e mirë. 25 nga 28 shtete kanë thënë që të nisin negociatat. 6 nga 8 grupe në parlamentin europian thanë sërish të njëjtën gjë” - tha zoti Flekenshtajn.

“Ata që ngurrojnë, nuk e kanë këtë për Shqipërinë, sepse po ashtu vendosën edhe për shtete të tjera, por ata mendojnë kështu kryesisht për shkak të situatës së brendshme të vetë Bashkimit Europian, dhe vecanërisht Franca. Kjo do të thotë që BE-ja duhet të zgjidhë më parë problemet e veta, dhe kjo mund të bëhet paralelisht, ndërkohë që Shqipëria shton rezultatet” - tha ai.

Ndërsa ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin tha se Shqipëria ka përpara detaje teknike në lidhje me integrimin, sepse me reformën gjyqësore plotësoi pjesën më të madhe të kërkesave të kapitujve 23 e 24.

Politikisht, sipas saj, ka për të qenë një vit i vështirë, ndërkohë që duhen ngritur ekipe teknike për të kryer detyrat teknike dhe për të shpjeguar qytetarëve përmbajtjen e procesit.

“Shqipëria, për fat të keq, ka humbur shumë kohë në këtë proces nga dekadat e kaluara, dhe përpjekja kryesore është që të përfitohet sa më shumë nga koha e humbur. Sfida kryesore tani përpara SHqipërisë është politika dhe uniteti i saj rreth kësaj cështjeje, jo me retorikë, por me veprime konkrete” - tha zonja Vlahutin.

Ajo shtoi se Bashkimi Europian nuk është për njerëz me agjenda të fshehura, ndaj është përgjegjësi e të dy palëve politike, si shumica edhe pakica, që të bashkëpunojnë, të krijojnë dialog dhe unitet.

Mbetet shumë punë për të bërë, sipas saj, me shtimin e rezultateve dhe me bindjen e vendeve anëtare, që të gjithë janë miqësorë me Shqipërinë.

Tirana politike është e ndarë edhe për vendimet e qershorit të BE-së mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Qeveria e njoftoi atë si një rezultat shumë të mirë, si marrjen e një afati dhe një date, dhe u angazhua për thellimin e rezultateve në rforma.

Por opozita nga ana tjetër tha se BE vendosi për të mos hapur negociatat për shkak të korrupsionit dhe të krimit qeveritar.

“Vendimi do të rishqyrtohet pas një viti nga Këshilli Europian, dhe qeveria po mashtron për një ecuri në këtë drejtim, kur pas këtij dështimi duhej të jepte dorëheqje” - deklaroi partia demokratike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG