Lidhje

Shkup: Dënohen sulmuesit e deputetit Ziadin Sela


Gjykata themelore në Shkup i dënoi me 80 vjet burg shtatë personat e akuzuar për tentim vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela.

Gjykata thekson se të akuzuarit janë fajtorë për shkak se me vetëdije janë përpjekur që ta vrisnin deputetin Sela më 27 prill, 2017 kur kishin hyrë në hapsirat e parlamentit dhe ishin drejtuar kah qendra e konferencave të shtypit ku ndodhej deputeti.

Nikolla Vojminovski u dënua me 13 vjet e 6 muaj burg, Aleksandar Janevski Toshta me 13 vjet.

Këta dy, sipas verdiktit të gjykatës, e kanë tërhequr zotin Sela nga këndi ku ndodheshin ligjvënsit e tjerë, duke u mundësuar të akuzuarve të tjerë që ta godisnin të dëmtuarin.

“Veprën e rëndon edhe më tepër akti i Vojminovskit dhe Janevskit kundër një funksionari të zgjedhur i cili në atë kohë ndodhej në vendtin e tij të punës; Ata me vetëdije kishin hyrë në parlament dhe pa leje dhe pa kontroll lëviznin brenda këtij institucioni”, theksohet në aktvendimin e gjykatës.

Kire Gjeorgievski u dënua me 11 vjet burg. Ndërkaq, katër të tjerëve, Nikollçe Dimitrievskit, Andrej Micovit, Kosta Dellovit dhe Oliver Oshavkovskit iu caktuan nga 10 vjet e gjysëm burg.

Disa nga të akuzuarit e pritën me lot në sy vendimn e gjykatës.

Prokurori i lëndës, Darko Jakimovski propozoi që tashmë të dënuarve t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak deri në hyrjen në fuqi të vendimit për vuajtjen e dënimit me burg.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG