Lidhje

Boris Johnson jep dorëheqjen si Sekretar i Jashtëm i Britanisë


Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si Sekretar i Jashtëm i Britanisë.

Dorëheqja vjen në klimën e një krize politike në rritje lidhur me strategjinë e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian dhe është një goditje për kryeministren Theresa May.

Johnson është ministri i dytë i kabinetit që largohet pas dorëheqjes pak orë më parë të Sekretarit të Brexit-it, David Davis.

Largimi i tij vjen gjithashtu 30 minuta para se kryeministja Theresa May t’i drejtohej Parlamentit rreth planit të saj të ri për Brexit-in, i cili ka zemëruar shumë deputetë të partisë konvervatore.

Në një deklaratë, zyra e kryeministres falënderoi zotin Johnson për punën e tij dhe tha se personi që do ta zëvendësojë do të shpallet së shpejti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG