Lidhje

Vota e diasporës në zgjedhjet në Shqipëri


Intervistë me konsulentin për çështjet e së drejtës ndërkombëtare, Emirjon Kaçaj
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:29 0:00

Intervistë me konsulentin për çështjet e së drejtës ndërkombëtare, Emirjon Kaçaj

A duhet të marrin pjesë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit në zgjedhjet që zhvillohen në Shqipëri? Kjo është një pyetje që shtrohet prej shumë vitesh dhe, ndonëse përgjigjja shpesh ka qenë një "po" e drojtur nga politika në Shqipëri, ende nuk bëhet asgjë që ajo të zbatohet në praktikë.

Për të folur mbi këtë temë, Zëri i Amerikës bisedoi në emisionin Ditari me zotin Emirjon Kaçaj, konsulent për çështjet e së drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe të migracionit.

Zoti Emirjon Kaçaj, i cili punon në zonën pranë kryeqytetit Uashington, argumenton se Shqipëria duhet të lejojë votimin me postë, qoftë në mënyrë elektronike, apo të sigurojë qendra votimi nëpër ambasada e konsullata.

Ai thotë se Shqipëria ka një popullsi rezidente prej 2.8 milionë banorësh, me rreth 3.5 milion votues të regjistruar. Kjo, sipas tij, tregon qartë se Shqipëria ka një numër të madh emigrantësh të regjistruar në listat e votuesve. Në fakt, rreth 40 për qind e popullsisë së vendit banon jashtë: Rreth 455 mijë banojnë në Itali, 429 mijë në Greqi dhe 90 mijë në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Kaçaj thotë se rreth 1.2 milion votues të regjistruar shqiptarë nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar nga jashtë.

Përjashtimi i rreth 35.6 për qind të votuesve për shkak të pranisë së tyre fizike nga vendi, ndikon dukshëm në rezultatin e zgjedhjeve, thotë eksperti.

Disa argumentojnë se emigrantët humbasin lidhjet me vendin e tyre të origjinës, prandaj nuk duhet të kenë të drejtën e votimit nga jashtë.

Por, thotë zoti Kaçaj, paratë që emigrantët dërgojnë në Shqipëri kapin rreth 8.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe kjo tregon se emigrantët shqiptarë kanë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG