Lidhje

Kina përballë tarifave të tjera amerikane


Kina u shpreh e tronditur me vendimin e administratës së PresidentitTrump që po përgatitet për vendosjen e tarifave të reja ndaj importeve kineze me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh, që mbulojnë me mijëra produkte. Kjo është lëvizja e fundit në një luftë tregtare që po përshkallëzohet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ministria kineze e tregtisë e quajti vendimin krejtësisht të papranueshëm dhe njoftoi se do të përgjigjet.

Tarifat e reja të propozuara nga SHBA-ja pasojnë vendimin për të vendosur tarifa me dy faza me vlerë 50 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze. Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë Robert Lighthizer tha se administrata Trump i ka kërkuar me durim Kinës të ndalë praktikat e saj të padrejta, të hapë tregun dhe të angazhohet në një konkurrencë të vërtetë.

"Në vend që t'i trajtojë shqetësimet tona legjitime, Kina nisi të hakmerret kundër produkteve amerikane", tha zoti Lighthizer në një deklaratë ndërsa njoftoi tarifat. Ai tha se nuk ka justifikim për një veprim të tillë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG