Lidhje

Presidenti Trump në Londër, përballë protestave


Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua në Londër me kryeministren britanike Theresa May përpara se të niset për në Windsor për çaj me Mbretëreshën Elizabetë e Dytë.

Ata që e kundërshtojnë vizitën e zotit Trump po e vënë në lojë presidentin amerikan me një balon gjigant që tregon një Trump të zemëruar me pelena. Baloni gjashtë metra i gjatë do të fluturojë mbi Parlament për dy orë gjatë një proteste të planifikuar.

"Ne nuk e duam Donald Trumpin në vendin tonë, ne jemi njerëz të mirë, nuk tolerojmë abuzimin e grave, nuk tolerojmë mizorinë në asnjë formë, as racizmin. Nuk mendojmë se ky njeri duhet të lejohet në vendin tonë," thotë një protestues.

Ambasadori i SHBA në Britani, Woody Johnson, i cili shoqëron presidentin, tha se zoti Trump nuk po përpiqet t’i shmanget asgjëje duke udhëtuar me helikopterë. Përkundrazi, ai po përpiqet ta bëjë vizitën e tij sa më të frytshme që të jetë e mundur brenda këtyre 24 orëve".

Kjo është vizita e parë në Britani e zotit Trump që kur mori detyrën si President 18 muaj më parë. Para se të largohej nga Brukseli për në Londër, Presidenti Trump nuk i kushtoi rëndësi një pyetjeje rreth protestave duke thënë se ai mendonte se britanikët "e duan shumë”.

Ambasada e SHBA vuri në dukje se protestat e planifikuara nga e enjtja deri të shtunën, synonin të "tërhiqnin turma të mëdha njerëzish." Ajo paralajmëroi amerikanët në Londër që të "tregonin kujdes nëse ndodheshin papritur pranë tubimeve të mëdha që mund të shndërroheshin në dhunë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG