Lidhje

BE dhe Japonia nënshkruajnë marrëveshje të re tregtare


European Commission President Jean-Claude Juncker, right, European Council President Donald Tusk, center, greet Japanese Prime Minister Shinzo Abe prior to a meeting at the Europa building in Brussels on Tuesday, March 21, 2017.
European Commission President Jean-Claude Juncker, right, European Council President Donald Tusk, center, greet Japanese Prime Minister Shinzo Abe prior to a meeting at the Europa building in Brussels on Tuesday, March 21, 2017.

Bashkimi Evropian dhe Japonia nënshkruan një marrëveshje të re për tregtinë e lirë që krijon zonën më të madhe të hapur ekonomike në botë dhe që mbulon një të tretën e ekonomisë globale.

Marrëveshja historike u nënshkrua të martën në Tokio nga kryeministri japonez Shinzo Abe, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Junker.

Marrëveshja e re, më e madhja e negociuar ndonjëherë nga blloku evropian, eliminon 99 për qind të tarifave ndaj produkteve japoneze në Bashkimin Evropian, nga makinat tek elektronika si dhe ndaj eksporteve bujqësore nga vendet e Bashkimit Evropian në Japoni, përfshirë djathin, verën dhe mishin e derrit. Marrëveshja parashikon dhe një rritje të eksporteve të produkteve kimike nga BE në Japoni.

Ne po dërgojmë një mesazh të qartë se jemi kundër proteksionizmit", tha zoti Tusk në një konferencë të përbashkët për shtyp përkrah kryeministrit Abe dhe zotit Junker, një përgjigje e qartë ndaj qëndrimit të Presidentit amerikan Donald Trump mbi tregtinë, shënuar nga një valë tarifash të imponuara për disa nga produktet e Bashkimit Evropian, Kinës dhe Kanadasë.

Zoti Abe tha se marrëveshja është një sinjal se Bashkimi Evropian dhe Japonia po bashkojnë forcat "duke mbajtur flamurin e tregtisë së lirë". Marrëveshja është rezultat i katër vite bisedimesh dhe pritet të hyjë zyrtarisht në fuqi në 2019-n.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG