Lidhje

Projekt për identiifikimin e viktimave të komunizmit në Dajt e Ballsh


Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me shtetin shqiptar për identifikimin e një grupi personash të viktimizuar dhe varrosur në Dajt dhe në Ballsh nga regjimi komunist i periudhës 1944-1991.

Projekt për të identifikuar eshtrat e viktimave të komunizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

ICMP do të japë ndihmë ligjore e teknike autoriteteve, duke përfshirë edhe familjarët në procesin e kërkimit dhe identifikimit.

BE po ndihmon me 600 mijë dollarë projekt pilotin për vendvarrimet masive të Dajtit dhe Ballshut, ku përfshihen edhe teste adn-je për familjarët e viktimave.

“Marrëveshja tregon dëshirën për të mbrojtur të drejtat njerëzore të familjarëve të zhdukurve - tha drejtuesi i programit të ICMP për Ballkanin Perëndimor, Methju Holliday. - Marrëveshja tregon vullnetin politik të shtetit shqiptar për të trajtuar cështjen e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist në një mënyrë efektive, ligjore dhe të saktë. Të gjithë këto përpjekje bëhen jo thjesht për të respektuar të vdekurit por për të ngritur lart të drejtën e jetës, dinjitetin dhe ligjin”, - tha ai.

Marrëveshja parashikon identifikimin e viktimave me metoda moderne. Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, tha se kjo marrëveshje është një shpresë e re për familjet që humbën njerëzit e tyre prej brutalitetit të regjimit komunist.

“Këta njerëz u burgosën, u torturuan dhe u vranë vetëm sepse donin të jetonin me dinjitet si njerëz të lirë në një shtet demokratik. Familjet, shoqëria dhe të rinjtë e sotëm kanë nevojë të mësojnë të vërtetën, sepse pa këtë të vërtetë nuk ka drejtësi. Shqiptarët kanë vuajtur shumë dhe këto vuajtje të tyre duhet të mbarojnë një herë e përgjithmonë.

Procesi i identifikimit të viktimave ka nevojë për ligj dhe dashuri theksoi ajo, dhe është po ashtu një mesazh për Shqipërinë se drejtësia më në fund mund të bëhet” - tha ambasadorja europiane.

Diktatura komuniste vrau dhe zhduku pa gjurmë disa mijëra kundërshtarë politikë, dhe sipas dëshmive të ndryshme, mund të ketë varreza masive të padokumentuara pranë çdo burgu e kampi pune të detyruar, pranë çdo hetuesie, pranë çdo reparti policor apo dege të Sigurimit të Shtetit dhe punëve të brendshme të asaj kohe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG