Lidhje

Kryebashkiaku i Torontos reagon ndaj sulmit


Kryetari i Bashkisë së Torontos, Xhon Tori, e quajti një akt dhune prej frikacakësh incidentin e mbrëmshëm, ku sipas policisë një njeri i armatosur shtiu ndaj 14 vetëve duke vrarë dy prej tyre.

Incidenti përfundoi me vdekjen e vetë personit që shtiu ndaj qytetarëve në lagjen Greektown të Torontos.

Shefi i policisë tha se me të dyshuarin pati një "shkëmbim zjarri". Ai tha se hetuesit po punonojnë për të përcaktuar motivin e ngjarjes dhe se deri tani asnjë pistë nuk është përjashtuar.

Kryetari i Bashkisë Tory u tha gazetarëve se qyteti ka një problem me armët që mund të mund të bien lehtë në duart e shumë njerëzve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG