Në veri të Shqipërisë, mes bukurive të shumta natyrore është edhe Razma, fshati që cilësohet si porta hyrëse e Alpeve shqiptare. Por, mungesa e ujit të pijshëm dhe problemet e infrastrukturës rrugore vazhdojnë të pengojnë shtimin e numrit të vizitorëve në këtë zonë malore.