Lidhje

Riatdhesimi i eshtrave të ushtarëve amerikanë nga Lufta Koreane


Në Korenë e Jugut dhe në Havai zhvillohen sot ceremonitë për riatdhesimin e eshtrave që supozohet të jenë të ushtarëve të vrarë gjatë luftën koreane disa dekada më parë.

Ceremonitë e nderimit vijnë një ditë pasi një zyrtar amerikan i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës, se Koreja e Veriut nuk ka ofruar pothuajse asnjë informacion për të ndihmuar në identifikimin e eshtrave të personave të cilat u riatdhesuan në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

Sipas tij Pheniani solli vetëm 55 kuti me eshtra dhe një etiketë ushtarake. Nuk u dha asnjë informacion për të ndihmuar ekspertizën mjeko-ligjore që Shtetet e Bashkuara të përcaktojnë se kush ndodhet në ato kuti.

17 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara luftuan në mbrotje të Koresë së Jugut gjatë luftës.

Dërgimi i eshtrave përmbush një marrëveshje të bërë muajin e kaluar mes udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidentit të SHBA Donald Trump gjatë takimit të tyre historik në Singapor që u mbajt në muajin qershor.

Rreth 7,700 ushtarë amerikanë rezultojnë të jenë zhdukur gjatë luftës së Koresë dhe 5,300 eshtra besohet ende të jenë në Korenë e Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG