Lidhje

Debati për armët e printuara


.

Një gjyqtar federal amerikan ka bllokuar një person në Teksas që kishte plane të vendoste në internet manualin për printimin e armëve plastike, ndërkohë që Presidenti Trump shprehu rezerva nëse ky hap, pikë së pari, duhet të ishte miratuar nga administrata e tij. Është një debat që ka sjellë komente nga disa shtete, Senati amerikan dhe vetë Presidenti Trump.

Urdhri i gjyqtarit Robert Lasnik, tani për tani, i ndalon njerëzit të mësojnë se si të përdorin një printer 3D për t’i bërë armët e tyre në shtëpi.

Vendimi pezullon një marrëveshje të arritur mes administratës Trump dhe Cody Wilsonit muajin e kaluar, i cili në vitin 2013 publikoi planet për një printuar një armë.

"Për mua, ky është një demonstrim i barazisë radikale. Çdo gjë që mund të kenë forcat e zbatimit të ligjit dhe ushtria besoj se duhet ta ketë edhe një individ. Është një demonstrim i thjeshtë i sovranitetit individual".

Shumë njerëz nuk janë dakord. Më parë këtë javë, tetë shtete dhe Uashington DC paraqitën një padi kundër administratës Trump, duke thënë se armët janë shumë të rrezikshme.

"Administrata Trump vendosi kohët e fundit që të ofrojë qasje tek armët e zjarrit potencialisht të pakontrollueshme dhe të padeklarueshme për çdo kriminel, abuzues familjar apo terrorist që ka një kompjuter portativ dhe një printer 3D. Më lejoni të jem i qartë: Nuk ka asnjë kontroll, nuk ka periudhë pritje, nuk ka numër seriali për armën. Disa nga këto armë të printuara janë bërë me materiale që nuk dallohen nga detektorët", thotë Bob Ferguson, Prokuror i Përgjithshëm në shtetin e Uashingtonit.

"Vijnë në kinematë pranë jush, në shkollat pranë jush, në çdo vend publik. Këto armë janë një valë e re e dhunës së armëve në Amerikë", thotë senatori Richard Blumenthal.

Të martën edhe Presidenti Donald Trump, një mbështetës i së drejtës së armëmbajtjes, shprehu rezerva rreth armëve të printuara.... duke thënë në Twitter se ka biseduar me Shoqatën Kombëtare të Armëve rreth shitjes së armëve të printuara dhe se ‘kjo nuk është e logjikshme’.

Por NRA, grupi më i madh lobues për armët në Amerikë, kundërshton pothuajse të gjitha kufizimet për armët. Ai thotë se armët e printuara ofrojnë “liri dhe inovacion”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG