Lidhje

Tiranë: Kampe pushimi falas për fëmijët e varfër


Mbi 3 mijë fëmijë të varfër shqiptarë, që jetojnë në familjeve nën minimumin jetik nga 220 zonat më të varfëra të Shqipërisë janë ftuar sivjet nga organizata World Vision për të kaluar një javë pushime verore falas.​

Kampe verore falas për fëmijë të varfër
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00

Për shumë prej tyre kjo është e pamundur dhe është hera e parë që shkojnë për disa ditë në një kamp veror mes lojërave dhe argëtimeve me moshatarët.

Organizatorët e "World Vision" shpjegojnë se këto janë kampe falas gjatë 3 muajve të verës për fëmijë nga 6-18 vjeç prej familjeve më në nevojë, të cilët nuk kanë mundësi të dërgojnë fëmijët nëpër kampe.

“Kjo është një veprimtari e vazhdueshme e jona. Në këto takime fëmijët mësojnë shumë të reja për jetën, shkollën dhe përpjekjet që bëhen për mirërritjen dhe sigurinë e tyre” - tha Artina Morava, drejtuese programi në “World Vision”.

Organizata “World Vision” ka ngritur 30 kampe të tilla verore dhe e kryen këtë veprimtari kulturore edukative prej 15 vjetësh.

Sivjet bashkëpunimi mes "World Vision" ka sjellë 3 mijë fëmijë në kampe verore nga familjet e varfëra prej rretheve të ndryshme të Shqipërisë për të përjetuar një javë të veçantë.

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon, mbi 13 vdekje për 1 mijë lindje.

Ajo ka nivelin më të lartë në rajon për vonesën në rritjen e fëmijëve, 23.1 për qind e fëmijëve 0-5 vjeç.

Afro 8.5 për qind e fëmijëve shqiptarë janë jashtë sistemit arsimor të ulët dhe të mesëm.

Rreth 5.1 për qind e tyre janë përfshirë në punë të rënda.

Ndërsa afro gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në minimumin jetik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG