Lidhje

Funerali i legjendës së muzikës Aretha Franklin


Në Detroit të premten u zhvillua funerali i legjendës muzikore amerikane, Aretha Franklin, e njohur ndryshe si mbretëresha e muzikës spirituale, e cila vdiq më 16 gusht në moshën 76-vjeçare.

Miqtë dhe dashamirët kaluan përpara arkivolit të saj prej floriri, të vendosur në Tempullin Greater Grace.

Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë personalitete të njohura muzikore si dhe politike duke përfshirë ish presidentin Bill Clinton dhe këngëtarin Stevie Wonder.

Aretha Franklin konsiderohej si një nga artistet më të mëdha amerikane.

Gjatë karrierës së saj ajo ka nxjerrë miliona disqe, ka marrë vlerësime të panumërta, ndër to 18 Çmime Grammy dhe ka gëzuar admirimin e disa brezave artdashës si brenda, edhe jashtë Amerikës.

Aretha u bë sidomos e njohur në vitin 1967, me interpretimin e këngës "Respect", duke marrë çmimin e parë Grammy, nderimi më i lartë për një artist në fushën e muzikës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG