Lidhje

Shqipëri, përkujtohet Azem Hajdari


Ceremoni perkujtimore per Azem Hajdarin
Ceremoni perkujtimore per Azem Hajdarin

Në Shqipëri sot u organizuan disa aktivitete me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së ish deputetit demokrat Azem Hajdari, një prej figurave kyçe të lëvizjes studentore që çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe një prej protagonistëve të politikës shqiptare në vitet ’90. Zoti Hajdari u vra në një atentat pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë:

Aktiviteti kryesor kushtuar Azem Hajdarit u hap nga vajza e tij Rudina Hajdari, e cila sot është deputete e Partisë Demokratike, ashtu si dhe babai i saj në vitet ’90. Folës të shumtë sollën momente kujtimesh, duke vlerësuar rolin e veçantë që zoti Hajdari pati në Lëvizjen studentore.

Tiranë: kujtohet 20 vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:05 0:00

“Rrallë mund të gjendet një figurë në histori që brenda një ore të bëhet lider, pozicion të cilin mund ta paguante çdo moment me jetën e tij”, u shpreh ish kryetari i PD-ës, Sali Berisha.

Për presidentin Ilir Meta, Azem Hajdari ka lënë gjurmë në histori me kurajon, guximin dhe veprën e tij: “Kjo figurë na fton sot për të reflektuar dhe për të kuptuar që demokracia as nuk vjen si dhuratë dhe as nuk qëndron si e tillë. Demokracia kërkon guxim për t’u fituar, por dhe guxim për t’u mbrojtur çdo ditë, sepse tolerimi më i vogël i shkeljes së të drejtave të njeriut sot çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër”.

Besnik Mustafaj, koleg dhe mik i Azem Hajdarit e ndërtoi fjalën e tij në formën e një letre imagjinare drejtuar atij: “Vendi po shkon keq I dashur Azem. Endrra e Azemit për Shqipërinë si e gjithë Europa, ka ngecur. Korrupsioni është bërë një gangrenë që bren moralin e shoqërisë dhe po pengon zhvilimin e ekonomisë. Partia Demokratike nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi, për ti dhënë zë politik pakënaqësisë popullore, duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve e për t’i udhëhequr ata drejt përmbushjes së ëndrrës tënde (pra ëndrrës së Azemit), për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Por në homazhet pranë monumentit të gritur në vendin ku Azem Hajdari u vra 20 vjet më parë, kreu demokrat Lulzim Basha u zotua se “ne nuk do t’i nënshtrohemi të keqes, ne nuk do t’i nënshtrohemi as dhunës së shtetit, dhe as dhunës së krimit. Le të zotohemi sot para Azem Hajdarit, Zotit dhe Kombit, se ne do ta pastrojmë politikën nga krimi për t’i hapur Shqipërisë rrugën e bllokuar prej pesë vjetësh. Se në Shqipëri do të ketë edhe liri, edhe demokraci. Azem ti je gjallë! Ëndrra jote “Për Shqipërinë si gjithë Europa”, na udhëheq në betejën e fitores të së mirës mbi të keqen”.

Vrasja e Azem Hajdarit vazhdon të jetë një çështje e cila ngjall debate. Ndonëse gjykatat shiptare kanë dhënë dhe dënime për autorët e akuzuar për atentatin ndaj tij, pikërisht njëri prej tyre, Izet Haxhia, i ekstraduar vetëm pak kohë më parë nga Turqia, kërkon që dosja dhe procesi gjyqësor të rihapet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG