Lidhje

Erdogan pranon një avion 400 milionë dollarësh nga Katari


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionë dollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar një valë kritikash nga kundërshtarët politikë.

përgjigje akuzave, Erdogan tha hënën se avioni Boeing 747-8 ishte një "dhuratë" nga emiri Tamim Bin Hamad Bin Al Thani, duke hedhur poshtë pretendimet se avioni ishte blerë. Udhëheqësi turk u tha gazetarëve se Ankaraja kishte qenë e interesuar për ta blerë avionin, por emiri këmbënguli ta ofronte atë si dhuratë.

Zoti Erdogan pohoi gjithashtu se avioni i përkiste popullit Turqisë dhe jo atij personalisht, duke shtuar se ai do ta përdorte avionin për udhëtimet e tij. Sipas njoftimeve, avioni ka disa salla konferencash madje edhe një spital funksional. Aeroplani i madh është projektuar për transportuar 76 pasagjerë.

Presidenti turk e bëri ditur çmimin prej 400 milionë dollarësh avionit pasi u përball me pyetje lidhur me koston dhe kur një anëtar i partisë opozitare kërkoi hetim zyrtar për çështjen. Erdogan është vënë para kritikash kaluarën për shpenzime tilla si një pallat presidencial dhe një flotë automjetesh luksoze. Turqia po përballet me inflacionin dyshifror dhe vështirësi valutore.

Doha ka kërkuar lidhje më të ngushta me Ankaranë, pasi marrëdhëniet midis Katarit dhe fqinjëve të tij në Gjirin e Arabisë janë përkeqësuar lidhur me mbështetjen e supozuar të këtij vendi për ekstremistët myslimanë. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti prenë marrëdhëniet diplomatike, tregtare dhe të transportit me Katarin vitin e kaluar, duke thënë se ai mbështet terrorizmin. Katari i ka mohuar akuzat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG