Lidhje

Masa shtesë kundër dhunës në familje në Shqipëri


Tiranë: Hyjnë në fuqi masa shtesë kundër dhunës në familje
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Në Shqipëri hynë në fuqi masat shtesë kundër dhunës në familje. Ndryshimet ligjore parashikojnë mbrojtje të menjëhershme për nënat dhe fëmijët viktima të dhunës.

Në Shqipëri sapo kanë hyrë në fuqi masa të reja shtesë për të parandaluar dhunën në familje. Pas disa vrasjesh të nënave të reja, veprimtarët kërkuan forcimin e ligjit kundër dhunës në familje, i cili u miratua fillimisht në vitin 2007.

Qendra për Nisma Ligjore e Qytetare është një nga propozueset e amendamenteve, bashkë me Rrjetin e Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. “Në zyrat e Qendrës rastet e dhunës në familje dhe denoncimit të saj janë në rritje. Deri tani kanë arritur 7 deri në 10 denoncime në ditë” - tha Aurela Bozo, përfaqësuese Qendrës për Nisma Ligjore e Qytetare.

Nisma erdhi pas vrasjes së dy nënave, edhe pse kishin urdhëra mbrojtje, dhe vrasjes së dy vajzave të tjera nga bashkëjetuesit e tyre, ose si njihen nga ligji, partnerët intimë.

“Ndryshimet ligjore parashikojnë mbrojtje të menjëhershme nga dhuna për fëmijët dhe për nënën sapo denoncon dhunën. Ligji deri tani parashikonte mbrojtje pas 48 orësh. Ligji I ri detyron policinë të vlerësojë menjëherë rrezikun e kërkcënimit dhe mbrojtjen e menjëhershme të viktimave” - tha Eva Sheshi, përfaqësuese e ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Amendamentet e reja parashikojnë detyra shtesë për institucionet e zbatimit të ligjit në mbrojtje të nënave dhe fëmijëve, si në kryeqytet edhe në gjithë bashkitë. Një nga mungesat e mëdha në përballimin e dhunës në familje është që bashkitë nuk kanë specialistë për të trajtuar nga afër rastet në komunitet.

Krahas policisë dhe gjykatave, detyra të vecanta u jep ligji edhe Urdhërit të psikologut, dhe Urdhëri i Punonjësit Socialë.

Vitin e fundit ka dhuna në familje ka humbur jetën nga një grua në cdo muaj, ndërsa rastet e dhunës janë shtuar ndjeshëm, cka bëri të detyrueshme forcimin e masave ndaj agresorëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG