Lidhje

Trump në Karolinën e Veriut pas uraganit Florence


Presidenti Donald Trump arriti sot në Karolinën e Veriut për të parë shkatërrimin që ka lënë pas uragani Firence dhe përpjekjet sfiduese që punjësit e ndihmës po zhvillojnë.

"Planifikimi që u bë për këtë stuhi është i pabesueshëm" tha zoti Trump menjëherë pas mbërritjes në Stacionin Ajror të Korpusit të Marinës në Cherry Point të Karolinës së Veriut. "Fondet federale do të jenë të shumta dhe do të vijnë", tha ai.

Zoti Trump banorëve të prekur nga uragani se "Amerika është e trishtuar bashkë me ju" dhe "se do t'u mbështesim gjatë gjithë rrugës".

Uragani Florence u ka marrë jetën të paktën 35 vetëve dhe ka lënë të gjitha qytetet në Karolinën e Veriut të përmbytura nga uji. Zyrtarët në të gjithë shtetin janë duke paralajmëruar banorët pasi priten më shumë përmbytje këtë javë. Presidenti Trump pritet të vizitojë dhe Karolinën e Jugut përpara se të kthehet në Uashington më vonë gjatë ditës së sotme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG