Lidhje

Gjykata e Pakistanit pezullon dënimin me burg të kryeministrit Sharif


Një gjykatë apeli në Pakistan urdhëroi lirimin e ish-kryeministrit Nawaz Sharif, vajzës së tij Maryam dhe dhëndrrit Mohammad Safdar, duke pezulluar dënimet që u ishin dhënë për korrupsion.

Në korrik, një gjykatë speciale kundër korrupsionit i gjeti të tre ata fajtorë, për zotërim të pasurive në vend të huaj me vlerë përtej të ardhurave të deklaruara. E ashtuquajtura Gjykata e Llogaridhënies e dënoi Nawaz Sharifin, Maryam-in dhe dhëndrit e tij Mohammad Safdar me respektivisht 10 vjet, 7 dhe një vit heqje lirie. Dënimet u apeluan në gjykatën e Islamabadit.

Të mërkurën, një trupë gjykuese prej tre anëtarësh vendosi që dënimet "të pezulloheshin deri në gjykimin përfundimtar të ankesës".

Nawaz Sharif u lirua së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij, të mërkurën vonë.

Familja Sharif mbahej e burgosur në qytetin e Rawalpindi-t, që ndodhet në kufi me kryeqytetin e vendit, Islamabad.

Vetëm disa orë pasi gjykata shpalli vendimin, Byroja Kombëtare e Llogaridhënies Kundër Korrupsionit tha se do të paraqesë një ankesë në Gjykatën e Lartë, kundër pezullimit të dënimeve të familjes Sharif.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG