Lidhje

Tre të vrarë në një incident me armë në Merilend


Tre persona u vranë të ejten në një incident me armë zjarri në një magazinë të firmës Rite Aid pjesën verilindore të Merilendit, sipas një zyrtari të rendit.

Zyrtari theksoi se numri i të vdekurve mbështetet në informacion paraprak. Zyrtari foli në kushtet e anonimitetit me agjencinë Associated Press pasi nuk ishte i autorizuar të fliste.

Një person i dyshuar është ndaluar nga policia dhe është në gjendje kritike, tha Sherifi i Distriktit të Harfordit, Jeff Gahler. Ai gjithashtu tha se duket se është përdorur vetëm një revole dhe se nuk ka patur të shtëna nga policia.

Zëdhënësja e firmës Rite Aid, Susan Henderson tha se incidenti me armë ka ndodhur në një magazinë të firmës në Aberdeen.

FBI-ja e quajti ngjarjen “një situatë aktive” dhe tha se zyra e vet në Baltimore po ndihmonte.

Në një mesazh në Twitter, Guvernatori i Merilendit, Larry Hogan tha se zyra e tij po e ndjek ngjarjen dhe se autoritetet shtetërore janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG