Lidhje

William Nordhaus dhe Paul Romer marrin Çmimin Nobel në ekonomi


Çmimi Nobel për ekonominë iu dha sot profesorëve William Nordhaus të Universitetit Yale dhe Paul Romer të Universitetit të Nju Jorkut.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se profesorët Nordhaus dhe Romer "kanë shpikur metoda për të zgjidhur çështjet më themelore dhe urgjente të kohës sonë për mënyrrat sesi të krijojmë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe të vazhdueshme afatgjatë”.

Profesorit Nordhaus iu dha çmimi "për integrimin ndryshimit klimatik në ananlizën afatgjatë makroekonomike”. Në vitet 1990, ai krijoi një model ku përshkruante se si ekonomia dhe klima ndikojnë tek njëra-tjetra në shkallë globale”, siç thuhet në motivacionin e akademisë.

Profesori Romer u vlerësua “për integrimin e novacioneve teknologjike në analizën afatgjatë makroekonomike”. Akademia tha se studimi i profesorit Romer është i pari që krijon një model sesi kushtet e tregut dhe vendimet ekonomike ndikojnë në lindjen e teknologjive të reja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG