Në SHBA, zyrtarë të sigurisë thanë sot se Kina ka ndërmarrë një fushatë të pashembullt për të ndikuar opinionin publik amerikan ndërkohë që afrohen zgjedhjet e mesit të mandatit për kongresin.
Sekretarja e Sigurisë së vendit, Kirsten Nielsen dhe Drejtori i FBI-së Christopher Wray thanë gjithashtu në një komision të senatit se Kina përbën kërcënimin më të madh afatgjatë të kundërzbulimit për Shtetet e Bashkuara.
Ata u pyetën nga senatorët lidhur me një deklaratë të Presidentit Donald Trump, se Kina po ndërhyn në zgjedhjet e ardhshme amerikane.
Zonja Nielsen i tha komisionit të Senatit se "Kina ka ndërmarrë një përpjekje të pashembullt për të ndikuar opinionin amerikan.”
I pyetur nëse Pekini paraqet një kërcënim më të madh për vendin se sa Moska, kreu i FBI-së Wray tha se në shumë aspekte, Kina përfaqëson kërcënimin më të gjërë, më të komplikuar dhe më afatgjatë në fushën e kundërzbulimit me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara.
Facebook Forum