Lidhje

Aksidenti në Turqi u merr jetën 19 emigrantëve


Zyrtarët thanë se 19 emigrantë, përfshi fëmijët, u vranë kur kamioni i tyre doli nga rruga dhe ra nga një urë në Turqinë perëndimore.

11 njerëz u plagosën në incident të dielën.

Agjensia e lajmeve Anadolu, tha se grupi po udhëtonte nga Aydini në Izmir.

Nuk kishte detaje të menjëhershme për kombësitë e emigrantëve.

Të shtunën, 11 emigrantë u vranë në Greqi, kur makina e tyre u përplas me një kamion.

Emigrantët thuhet të kenë kaluar së fundmi në Greqi nga Turqia dhe mendohet se po shkonin drejt Selanikut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG