Lidhje

Tiranë: 27 arrestime nga 4 grupe kriminale të drogës në fundjavë


Policia shqiptare arrestoi këtë fundjavë në 12 qytete 27 persona, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Krahas arrestimeve të grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale, u shpallën në kërkim 6 persona të tjerë dhe u kontrolluan 100 objekte të dyshuara.

Shqipëri, 27 të arrestuar për lidhje me grupe kriminale
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu, tha se operacioni me 1 mijë e 500 forca policore u shtri në Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim si grup i strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale u arrestuan në Shijak 4 persona nga familja Avdyli, dhe 4 të tjerë nga familjet Llaftiu, Seferi e Gjepali, si dhe 3 nga Fieri, 2 nga Elbasani, 3 nga Tirana, 3 nga Shkodra Lezha dhe Delvina.

Në Has u arrestuan në flagrancë janë 5 persona nga familjet Shuti, Berushi e Çela për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Trafikim i narkotikëve”, "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim si grup i strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale. U shpallën në kërkim 4 persona, nga të cilët 2 turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar. Aty u zbulua një laborator i përpunimit të heroinës, ku ndër të tjera u sekuestruan 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Zoti Veliu dha një mori detajesh të tjera për operacionin, që goditi 4 grupe kriminale me 27 arrestime dhe 100 kontrolle banesash në Shijak, Delvinë, Fier, Tiranë, Fier, Elbasan, Shkodër.

Mes të arrestuarve janë edhe 3 punonjës policie të pikave kufitare, që ndihmonin largimin

jashtë vendit të personave me veprimtari kriminale. Policia kapi edhe 3 pistoleta, 3 armë gjahu, çifte dhe fishekë, 1 shotgan, pajisje për presimin e lëndëve narkotike, 13 automjete dhe duzina me celularë.

Opozita e priti me skepticizëm operacionin, duke thënë se ende nuk është arritur tek peshqit e mëdhenj. Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, tha se arrestimet janë bërë në nivel të ulët për të mbuluar zyrtarët e lartë në bashkinë e Durrësit, dhe në parlament, ku sipas tij janë përzjerë së paku 4 deputetë socialistë.

Të dhënat i publikoi së pari ministri i punëve të brendshme, Fatmir Xhafaj, teksa theksoi me një mesazh në rrjetet sociale se ky ishte “një operacion shembullor disaditor me disiplinë e profesionalizëm të lartë dhe asnjë rrjedhje informacioni”.

“Forca e Ligjit do të vazhdojë mbi gjithçka e mbi cilindo, e s'ndalet nga askush. Ky s'është show, por betejë reale me krimin e organizuar bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë” - tha ministri Xhafaj.

Mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë u kryen me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG