Lidhje

Misteri i fotografisë së njohur “Dreka në një Rrokaqiell”


Misteri i fotografisë së njohur “Dreka në një Rrokaqiell”
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Është një mister në Shtetet e Bashkuara që nga Depresioni i Madh ekonomik, se cilët janë të njëmbëdhjetë burrat në fotografinë e njohur "Dreka në një rrokaqiell"? Në foton e vitit 1932, punëtorët e ndërtimit shijojnë pushimin e tyre të drekës në një tra çeliku, 256 metra mbi rrugët e qytetit të Nju Jorkut. Ky rrokaqiell është tani pjesë e kompleksit të Qendrës “Rockefeller”, dhe korrespondenti i Zërit të Amerikës, Boris Koltsov shkoi atje në kërkim të përgjigjeve.

Është një nga fotografitë më të njohura amerikane të shekullit të 20-të, e botuar për herë të parë në gazetën New York Herald Tribune, që tashmë është mbyllur.

Njëmbëdhjetë punëtorë ndërtimi sfidojnë vdekjen në ndërtesën RCA, duke biseduar, duke ngrënë drekë dhe duke pirë cigare në një tra metalik 69 kate mbi trotuar.

"Kur shikoni këta 11 burra të ulur afër njëri tjetrit për drekë, në një lartësi prej 256 mtrash, ju mund të mendoni se ata janë të çmendur, apo ndoshta krenarë për punën që bëjnë. Pse ndodhen aty? Si janë ngjituar aty dhe si do të zbresin nga ajo lartësi?"

Shumë pyetje pa përgjigje pas gjithë këtyre viteve për historianen e artit dhe arkivisten Christine Roussel.

Ajo thotë se Qendra “Rockefeller” është me fat që ka foton 86-vjeçare në koleksionin e saj të artit. Ajo tani po punon për botimin e një libri të ri në të cilin shpreson të zbulojë emrat e të 11 punëtorëve. Dy prej tyre u identifikuan në vitin 2012, irlandezët Sonny Glynnand dhe Matty O'Saughnessy.

"Ata erdhën në qytetin e Nju Jorkut shumë herët, kur filluan të ndërtoheshin rrokaqiej me korniza çeliku. Ata ishin të patrembur dhe ecnin mbi trarët e çelikut. Pra, ata ishin pjesë e ndërtimit të këtyre rrokaqiejve në vitet 1920 dhe 1930, pikërisht në kohën kur u realizua fotografia".

Në vitin 1933, kur në majë të Qendrës “Rockefeller” u hap një pikë vëzhgimi, turistët patën mundësinë të ndjenin atë që punëtorët dhe fotografi i tyre misterioz ndjenë në këtë lartësi.

"Ne e dimë se në ditën kur u realizua fotografia, të paktën tre fotografë ishin në majë të ndërtesës në zonën e ndërtimit dhe ndoshta edhe një fotograf i katërt. Ka pretendime të ndryshme rreth asaj se kush e realizoi fotografinë".

Duke marrë parasysh se gazetat e asaj kohe nuk shtypnin emrin e fotografit nën figurë, identiteti i tij mbetet një mister.

Imazhi i "Dreka në majë të një rrokaqielli" në kulmin e Depresionit të Madh ekonomik u bë simbol i optimizmit të Amerikës dhe i etikës së punës, pra se çdo gjë është e mundur.

Sot, Qendra “Rockefeller” është një nga zonat më të njohura dhe më turistike në qytetin e Nju Jorkut. Megjithatë identiteti i punëtorëve në atë fotografi të paharrueshme sot është po aq i panjohur për publikun sa në vitin 1932.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG