Në Kosovë, parlamenti pritet që të debatojë të mërkurën në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me siç thuhet angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshimin e kufirit, apo “korrigjimin” e tij. Opozita që është nismëtare e mbledhjes së jashtëzakonshme kërkon që të miratohet një rezolutë, që do ta ndalonte presidentin të flasë për territorin në bisedimet me Serbinë. Ndonëse edhe partitë në pushtet edhe ato në opozitë shfaqin qëndrime të njëjta rreth çështjes së kufirit, ato nuk po arrijnë dot një konsensus rreth një platforme të përbashkët për bisedimet me Serbinë.
Facebook Forum