Lidhje

Kërkohet heqja e mandatit të deputitet Gruevski


Në Maqedoni, Komisioni Parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin vendosi t’i rekomandojë parlamentit që deputetit Nikolla Gruevski, ish-kryeminister, t'i hiqet mandati i deputetit, pas shkresës së Gjykatës Penale në Shkup, e cila e dënoi atë me dy vjet burg.

Nikola Gruevski
Nikola Gruevski

Pesë ligjvënës të partive qeveritare votuan pro heqjes së mandatit, ndërsa kolegët e zotit Gruevski në parlament nga partia VMRO-DPMNE u larguan nga seanca para se të votohej. Ata e quajtën aktin një përndjekje politike të ish-kryeministrit.

Ligjvënësit e shumicës parlamentare vlersojnë se zoti Gruevski nuk ka dinjitet për ta ushtruar funksionin e deputetit, pasi u dënua me dy vjet burg për ushtrimin e ndikimit në shpërdorimin e mjeteve financiare për blerjen e një makine të shtrenjtë, ndërsa ishte kryeministër.

“Pushteti të cilin ua kanë besuar, është detyrim, privilegj dhe obligim nga i cili nuk mund të ikni. Jemi të detyruar t’i respektojmë detyrimet dhe nëse nuk e bëjmë këtë, do të japim llogari”,tha kryetari i Komisionit Parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin, Pavle Bogoevski.

Mirëpo, për heqjen e mandatit të zotit Gruyevski duhet të votojnë dy të tretat e ligjvënësve në seancë plenare, për çka nuk është siguruar numri i duhur. Deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë për heqjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.

Sidoqoftë, ish-kryeministri maqedonas duhet që të enjten të paraqitet në burgun e Shutkës në Shkuppër vuajtjen e dënimit. Megjithatë, sipas ekspertëve, për shkak të procedurave të ankesave mund t’i shtyhet data e paraqitjes në burg.

Gordana Jankuloska
Gordana Jankuloska

Për rastin e njejtë, Gjykata Penale në Shkup e dënoi me gjashtë vjet ish-Ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministrin Gjoko Popovski, të cilit Gjykata e Apelit i uli dënimin në katër vjet e gjashtë muaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG