Lidhje

Dënimi i autorit të shpëthimit të vitit të kaluar në Nju Jork


Një imigrant nga Bangladeshi, i cili jeton në Nju Jork ndodhet në pritje të masës së dënimit pasi u shpall fajtor për vendosjen e një bombe që shpërthue në një nga stacionet më të populluara të metrosë së këtij qyteti dhjetorin e vitit të kaluar.

Akayed Ullah kundërshtoi përpara gjykatës të martën, pretendimin e prokurorit se ai ishte mbështetës i grupit të Shtetit Islamik, duke thënë se ishte motivuar nga zemërimi ndaj Presidentit Donald Trump.

Incidenti i rëndë i 11 dhjetorit i filmuar nga një kamer vëzhgimi nuk shkaktoi viktima dhe pjesa më e madhe e të plagosurve u dëmtuan lehtë.

Avokatët e Akayed Ullah-it thanë se ai kishte patur si qëllim vetëm të vriste veten. Ullah përballet me një dënim të detyrueshëm prej 30 vitesh heqje lirie dhe rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm kur t’i jepet masa e dënimit në 5 prill.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG