Të premten në qytetin australian të Melburnit një person goditi me thikë disa persona të tjerë duke vrarë njërin prej tyre.
Policia beson se sulmi në Melburn, qyteti i dytë më i madh i Australisë është i lidhur me terrorizmin. Komanda kundër terrorizmit po udhëheq hetimet mbi ngjarjen.
Autoritetet thanë se i dyshuari, tashmë i vdekur, ishte me origjinë nga Somalia dhe një personazh i njohur për policinë.
Policia hapi zjarr ndaj të dyshuarit ndërsa ai u kishte drejtuar thikën dy efektivëve të saj në sheshin kryesor të qytetit. Autori i sulmit vdiq në spital.
Facebook Forum