Lidhje

Serbia zhvillon manovra ushtarake


Serbia zhvilloi manovra ushtarake të shtunën për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në një shpalosje të dukshme të forcës mes tensioneve në rritje me Kosovën.

Manovrat, të titulluara "Shekulli i Fituesve", përfshinin 8,000 ushtarë, 100 tanke dhe avionë luftarakë MiG-29 të furnizuar nga Rusia.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili ishte i pranishëm gjatë manovrave, tha se vendi i tij kishte përmirësuar ushtrinë për të pasur një "efekt parandalues" mbi sulmet e mundshme kundër tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG