Lidhje

Spanja, destinacion i preferuar për emigrantët


Spanja ia kaloi Italisë këtë vit si destinacioni numër një për emigrantët që udhëtojnë nga Afrika e veriut. Madridi ka një përqasje më të butë ndaj emigracionit, krahasuar me shumë vende të tjera evropiane, ndërkohë që i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të shtojë kapacitetet ekërkim-shpëtimit në det. Autoritetet lokale në rajonin jugor Andalucia thonë se kanë nevojë për më shumë ndihmë, duke paralajmëruar se emigrantët po flenë në dyshemetë e stacioneve të policisë dhe kishave. Ndërsa po shtohen numrat e emigrantëve, po shtrohet pyetja nëse kjo do të pasohet nga një reagim i ashpër politik.

Vetëm 14 kilometra ndajnë Afrikën nga Evropa në pikën më të ngushtë, në Ngushticën e Gjibraltarit. Brigjet e Spanjës kanë ndjellur mbi 50 mijë emigrantë të rrezikojnë jetën e tyre këtë vit për të kaluar detin. Mbi 550 janë mbytur.

Seville, kryeqyteti i rajonit jugor Andalucia, është ndalesa e parë për shumë emigrantë të sapoardhur.

“Emigrantët duhet të mirëpriten. Deri në vitin 2050, Evropës do të t’i duhen mbi 50 milionë njerëz që të mbështesin sistemit tonë publik dhe social. Ne ua kemi nevojën. Por, kjo duhet bërë me rregull dhe duhet të bëhet nga vetë Evropa”, thotë Pablo Sanchez, profesor i ligjit ndërkombëtar në Universitetin e Sevilles.

Është i qartë kontrasti me Italinë, e cila përballet më të njëjtat sfida demografike, ku qeveria populiste ka refuzuar të pranojë varkat me emigrantë.

Nuk ka shenja të një reagimi të djathë në Spanjë. Por, a mund të gjejnë terrenin e përshtatshëm këto lloj forcash politike?

((PABLO SANCHEZ, PROFESOR I LIGJIT NDËRKOMBËTAR))

“Nuk mendoj se është e mundshme. Problemi duhet të zgjidhet së bashku. Emigracioni është një problem i thellë për të cilin BE-ja nuk ka juridiksion. Kompetencat më të rëndësishme ligjore për këtë çështje i kanë qeveritë kombëtare”, thotë profesor Sanchez.

Në korrik, Bashkimi Evropian i dha Spanjës 29 milionë dollarë fonde emergjence për kapacitetet pritëse për emigrantët. Integrimi i të ardhurve të rinj është një çështje krejt e ndryshme.

Në një kurs të gjuhës spanjolle, të financuar nga shteti, studentët përshkruajnë arsyet pse erdhën në Evropë. Mamadou Kante dëshiron të demonstrojë spanjishten që ka mësuar.

((MAMADOU KANTE, EMIGRANT NGA MALI))

“Dua të punoj në Spanjë që të ndihmoj nënën time në atdhe. Kam edhe të dashurën dhe një fëmijë, për të cilët duhet të punoj”, thotë Mamadou Kante, emigrant nga Mali.

“Më ka vdekur nëna herët dhe nuk e kam njohur kurrë tim atë. Pra, besimi është gjithçka që kam. Nuk kam mbështetje tjetër”, thotë Laurent David Coman, emigrant nga Guinea.

Shumë prej këtyre nxënësve janë fëmijë që udhëtuan të vetëm dhe tani janë nën kujdesin e qeverisë. Por, aktivistët thonë se autoritetet janë të mbingarkuara dhe se shumë emigrantë të rinj thjesht zhduken.

“Është shumë shqetësuese pasi nëse këta fëmijë nuk merren nga autoritetet, atëherë mbeten në duart e mafias. Nuk dimë cila do jetë e ardhmja e tyre”, thotë Theresa Escobar, e Shoqatës së të Drejtave të Njeriut “Andalucian”.

Qeveria spanjolle mbështet thirrjet e BE-së për ngritjen në Afrikë të qendrave për shqyrtimin e aplikimeve, si dhe për investime në

ekonomitë afrikane për të zbutur varfërinë që i shtyn këta emigrantë drejt brigjeve të kontinentit.

Ky mbetet një objektiv afatgjatë. Për momentin, Spanja duhet të përballet ekonomikisht dhe politikisht, me faktin se është shndërruar në destinacionin e ri më të preferuar për emigrantët që kërkojnë një jetë më të mirë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG