Lidhje

Maqedonia këmbëngul për kthimin e Gruevskit nga Hungaria


Maqedonia kërkon kthimin e Gruevskit nga Hungaria
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Maqedonia kërkon kthimin e Gruevskit nga Hungaria

Autoritetet maqedonase këmbëngulin për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruervski nga Hungaria, ku atij në mënyrë urgjente iu dha strehimi politik. Ndërkaq, organet e hetuesisë ende nuk japin të dhëna për atë se si u arratis zoti Gruevski dhe deri tash, dhjetë ditë nga arratisja askush nuk ka dhënë llogari. Nga ana tjetër, autoritetet hungareze kanë lënë të kuptohet se ish-kryeministri maqedonas do të mund të pajiset me dokumente udhëtimi për të lëvizur lirshëm nëpër Evropë.

Arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka bërë që bashkëpunëtorë të tij të afërm, të dyshuar për vepra penale ndaj të cilëve po zhvillohen procese gjyqësore - të dërgohen në paraburgim.

Mbrëmë u arrestua ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov, i cili është dhe kushëriri i parë i Nikolla Gruevskit. Mijallkov akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për një sërë veprash penale ndër to: përgjimi i jashtëligjshëm i rreth 20 mijë shtetasve dhe për larje parashë. Ai njihej si një person me mjaft pushtet dhe i paprekshëm dhe sipas analistëve ishte Mijallkov i cili bëri që Nikolla Gruevski të qëndrojë për më shumë se dhjetë vjet në postin e kryeministrit.

Këtij të fundit iu dha strehimi politik në Hungari dhe këtë në njëfarë mënyre e ka konfirmuar përmes një interviste dhënë medias në Budapest, minitri i Drejtësisë atje, Laslo Troshani. Ai citohet të jetë shprehur se Gruevski nuk mund të ekstradohet në Maqedoni pasi iu dha strehimi politik në Hungari, ndërsa ai është viktimë, sipas ministrit hungarez, e përndjekjes dhe një ish-kryeministër nuk do ta kishte të lehtë nëse futet në burg.

Madje, "Nikolla Gruevski ka të drejtë të aplikojë për dokumente udhëtimi dhe të udhëtojë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ministri hungarez i Drejëtsiës.

Por, autoritetet në Shkup nuk heqin dorë nga këmbënguljet për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria. Qeveria thotë se procedurat e strehimit nuk ndërlidhen me ato të ekstradimit.

Zëdhënësi i qeverisë maqedonase Mile Boshnjakovski u tha të mërkuren gazetarëve se pretendimet e Nikolla Gruevskit në kërkesën e tij për strehim janë plotësisht gënjeshtra dhe se Shkupi pret nga Budapesti që ta ndrysojnë vendimin për strehimin dhe Gruevski të ekstradohet në Maqedoni.

“Nikolla Gruevski do të kthehet në Maqedoni për ta vuajtur dënimin dhe për t’u gjykuar në proceset tjera të filluara ndaj tij”, tha me bindje zëdhënësi i qeverisë në Shkup.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka lënë të kuptohet se autoritetet hungareze nuk kanë konfirmuar dhënien e azilit ish-kryeministrit maqedonas. Prandaj Komisioni Evropian nuk prononcohet në lidhje me çështjen, ndnonëse Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka theksuar se do t’i kërkojë shpjegim kryeministrit hungarez Orban në rast se konfirmohet që zotit Gruevski i është miratuar kërkesa për strehim.

Organet hetuese, ndërkaq ende po përpiqen të zbulojnë se si u arratis dhe kush i ndihmoi Nikolla Gruevskit, i cili duhej me datë 9 nëntor të nisë vuajtjen e dënimit me dy vjet burg, ndërkohë që nuk ka njoftime në këtë fazë për të dyshuar konkretë.

Qeveria thotë se pasi të jenë përpunuar të gjitha informatat dhe të dhënat lidhur me hetimet ato do të paraqiten në publik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG