Në Tiranë, disa qindra banorë të Unazës së Re protestuan para parlamentit kundër prishjes së ndërtimeve të tyre në atë zonë. Ata u përleshën me policinë për disa minuta. Kryeministri Rama deklaroi se projekti zhvillon kryeqytetin, ndërsa presidenti Meta kërkoi dialog me qytetarët.
Përleshje, plagosje dhe arrestime gjatë protestave te Unaza e Re