Lidhje

Helikopteri ushtarak bie në një lagje të Stambollit


Zyrtarët turq thonë se një helikopter ushtarak është rrëzuar të hënën në një lagje banimi të Stambollit, duke vrarë katër nga pesë ushtarët në bord. Ushtari i mbetur gjatë u dërgua në spital.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, thotë se helikopteri ishte në një fluturim trajnimi, kur goditi çatinë e një ndërtese dhe u rrëzua midis blloqeve të banimit në lagjen Sanxhaktepe të Stambollit, në anën aziatike të qytetit.

Guvernatori Ali Yerlikaya i tha agjencisë së lajmeve se "kanë filluar hetimet për të gjetur shkaqet e incidentit".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG