Lidhje

Gjendja në kufirin SHBA – Meksikë


Presidenti amerikan Donald Trump u tha mbështetësve në një tubim politik të hënën vonë se administrata e tij nuk ka ndërmend të lejojë emigrantët e Amerikës Qendrore që udhëtuan për në kufirin amerikano-meksikan për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

"Ne po u dërgojmë një mesazh të qartë karvanëve të paligjshëm dhe personave të paligjshëm që marshojnë drejt kufirit tone; Kthehuni prapa, kthehuni në shtëpi, nuk do t'ju lejojmë të hyni", tha presidentinë tubimin në shtetin jugor të Misisipit.

Komentet e tij erdhën një ditë pas përleshjeve në zonën rreth kalimit kufitar të San Ysidro që ndan qytetin amerikan San Diego nga qyteti meksikan Tijuana. Një grup emigrantësh kishin protestuar paqësisht kundër pritjes për një kohë të gjatë që kërkesat e tyre për azil të procedoheshin kur disa emigrantë u ndanë dhe u përpoqën të shkelnin kufirin. Rojet amerikane të kufirit u përgjigjën me gaz lotsjellës për të zmbrapsur grupin.

Presidenti Trump vlerësoi punën e agjentëve të patrullimit kufitar dhe pjesëtarëve të ushtrisë amerikane që ai dërgoi në kufi muajin e kaluar, duke minimizuar seriozitetin e përdorimit të gazit lotsjellës.

"Para së gjithash, gazi lotsjellës është një formë shumë e vogël e vetë gazit lotsjellës. Është shumë i sigurt", u tha ai gazetarëve të hënën.

Zoti Trump gjithashtu tha se tre roje të patrullimit kufitar ishin lënduar shumë keq, duke u goditur me gurë.

Por një deklaratë të hënën nga komisioneri i mbrojtjes doganore dhe kufitare, Kevin McAleenan, thotë, se katër agjentë u goditën me gurë, por ishin pajisur me veshje mbrojtëse dhe nuk pësuan lëndime serioze.

Incidenti bëri që autoritetet amerikane të mbyllnin përkohësisht kalimin e San Ysidros, diçka që zoti McAleenan tha se agjencia e tij ishte e gatshme ta mbyllte përsëri nëse ishte e nevojshme.

Vicki Gass, këshilltar i lartë i Oxfam America për Amerikën Qendrore, e quajti përdorimin e gazit lotsjellës një përgjigje të turpshme dhe tha se ata që ikin nga vendi i tyre për shkak të dhunës dhe persekutimit duhet të priteshin me dhembshuri.

"Njerëzit në kufi po ushtrojnë të drejtën e tyre ligjore për të kërkuar strehim, pasi ata kanë të drejtën e tyre sipas ligjit amerikan dhe ndërkombëtar", tha Vicki Gass. "Në vend që t'i japin një përgjigje ushtarake grave, fëmijëve dhe burrave që kërkojnë strehim, administrata Trump duhet të përqendrohet në sigurimin e burimeve për një proces të rregullt të azilit", tha ajo.

Ministria e Jashtme e Meksikës tha të hënën se i dërgoi një njoftim ambasadës amerikane lidhur me ngjarjet e së dielës duke u kërkuar autoriteteve të bëjnë një hetim të plotë mbi përdorimin e armëve jo vdekjeprurëse nga Shtetet e Bashkuara në drejtim të Meksikës. Raporti gjithashtu thotë se 98 emigrantë të përfshirë në përleshjet po deportoheshin.

Karvanët e disa emigrantëve erdhën kryesisht nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvador. Pritja e tyre pasi kaluan nëpër Meksikë ishte kryesisht pozitive, por situata në Tijuana ka qenë më e tensionuar pasi grupi i mijëra njerëzve tani po pret hapin e ardhshëm në një zonë që tashmë strehon njerëzit që shpresojnë që kërkesat e tyre për azil të dëgjohen nga Autoritetet amerikane.

Al Otro Lado, një grup që ofron ndihmë ligjore për migrantët, është ndër ata që tërheqin vëmendjen në kohën e përpunimit në kufi. Grupi CBP ka përpunuar 60 azil kërkues të hënën dhe se emigrantët që kanë qenë para se të mbërrinin karvanët do do të duhet të përpunohen, rreth 2,000 njerëz, para se të merren me pjestarët e karvanit për të të dëgjuar rastet e tyre.

"CBP ka aftësinë për të procesuar azilkërkuesit më shpejt," tha grupi në Twitter. "Duket qartë se ata po përpiqen të detyrojnë një tjetër konfrontim si dje, dhe ne duhet të pyesim veten pse, më shumë kufizime kufitare, pse një mbyllje totale e sistemit të azilit, pse kampe burgjeve, asnjëra prej tyre nuk është e mirë".

Francisco Vega, guvernator i shtetit të Baja California ku ndodhet Tijuana, tha se aty ka rreth 9,000 emigrantë, shumica e tyre në Tijuana dhe të tjerë në Mexicali. Ai i bëri thirrje presidentit Enrique Pena Nieto dhe qeverisë federale që ta konsiderojnë situatën një çështje sigurie kombëtare dhe të marrin përgjegjësinë për të përballuar efektet e kaq shumë njerëzve në kufi.

Zoti Vega tha se ndërsa në të kaluarën njerëzit në shtet i kanë mirëpritur të tjerët me krah të hapura, ai fajësoi qeverinë për lejimin e karvanëve për të përparuar nëpër vend pa ndonjë lloj kontrolli të imigracionit. "Dhe tani ne po paguajmë pasojat," tha ai.

Sekretarja e Departamentit amerikan të Sigurisë Kirsten Nielsen i bëri jehonë disa prej ndjenjave të presidentit Trump në deklaratën e saj të hënën vonë, duke thënë se shumica dërrmuese e këtyre individëve nuk janë të ligjshëm për azil në Shtetet e Bashkuara.

Ajo vuri në dukje normat e miratimit historikisht të ulëta për ata që kërkonin azil nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvador, dhe tha se shumica e emigrantëve po kërkojnë vende pune ose të bashkohen me anëtarët e familjes tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe "kanë refuzuar mundësi të shumta për të kërkuar strehim në Meksikë."

Ministria e brendshme e Meksikës raportoi në fillim të nëntorit se më shumë se 3,000 anëtarë të karvaneve kishin kërkuar strehim në Meksikë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG