Lidhje

Trump nuk e përjashton mundësinë për të falur ish-kryetarin e fushatës së tij


Presidenti amerikan Donald Trump nuk e përjashtoi mundësinë për të falur ish-kryetarin e fushatës së tij të vitit 2016, Paul Manafort, i cili përballet disa vite burg për mashtrim financiar.

Në një intervistë për gazetën “New York Post” zoti Trump tha se ai kurrë nuk ka diskutuar për faljen e zotit Manafort, i cili ka punuar si lobist për një kohë të gjatë, por shtoi se nuk do e përjashtonte marrjen në shqyrtim të kësaj çështjeje.

Në muajin gusht, një juri në Virxhinian veriore, e shpalli fajtor Paul Manafort-in për tetë akuza lidhur me mashtrime financiare që rrjedhin nga puna e tij si këshilltar politik në Ukrainë.

Pas disa muajsh nga arritja e marrëveshjes me prokurorët falë pranimit të fajësisë, Prokurori i Posaçëm e akuzoi zotin Manafort për shkelje të saj duke e akuzuar se ka gënjyer vazhdimisht hetuesit federal. Avokatët e zotit Manafort i kanë hedhur poshtë akuzat.

Tërheqja e zotit Manafort nga bashkëpumi me prokurorët nxiti spekulimet se qëllimi i tij ka qenë prej kohësh për të siguruar një falje nga presidenti. Zoti Trump e ka kritikuar vazhdimisht hetimin 18-mujor të zotit Mueller duke e cilësuar si "gjueti pa fund, shtrigash”.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG