Lidhje

Maqedoni, marrëveshje mbi aktet e dhunës në parlament në vitin 2017


Maqedoni, Marrëveshje për falje për dhunën e prillit 2017 në parlament
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Një grup ndërpartiak në parlamentin e Maqedonisë do të përgatisë projektligjin për pajtim që do të përfshijë persona të akuzuar në lidhje me dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në parlament.

Megjithëse, tetë ligjvënsit e përjashtuar nga partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-ja ishin nismëtarë të këtij pajtimi, siç e quajnë dhe jo amnisti, drejtuesit e VMRO-së, nga ana tjetër vlerësojnë se ligji do të jetë selektiv, se do të falë disa prej deputetëve dhe pjesëtarëve të sigurimit dhe jo të gjithë personat e akuzuar apo të dënuar.

Projektligji, siç theksoi kryeministri Zoran Zaev, do të bëjë dallimin mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve në sulmet e dhunshme në parlament.

Por, në këtë fazë ende nuk dihet organizatori kryesor i këtyre veprave të cilësuara nga prokuroria e vendit si rrezikim terrorist i rendit kushtetues.

Ndërkohë, do të formohen ekipe ekspertësh nën drejtinin e grupit ndër-partiak parlamentar për pajtimin për të përpiluar projektligjin e faljes ose amnistisë.

Zoti Zaev theksoi vullnetin dhe dëshirën për pajtim, “por vijat e kuqe nuk guxon të kalohen as të ushtrohet ndikim ndaj sistemit gjyqësor”, tha ai.

Pa hyrë në detaje, zoti Zaev shtoi se akuza nuk duhet t’i përfshijë të gjithë njerëzit që hynë në parlament, “por patjetër të ketë përgjegjësi për ngjarjet”.

Vetë zoti Zaev, atëherë deputet dhe në veçanti Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët ishin më të dëmtuarit në sulmet e dhunshme.

Zoti Sela nuk e mbështetë ndarjen selektive të drejtësisë. Shtatë sulmuesit e zotit Sela tashmë janë dënuar me 81 vjet burg së bashku dhe po vuajnë dënimin.

Procesi gjyqësor kundër 33 të akuzuarve për ngjarjet e prillit të vitit të kaluar ka një vit që ka filluar. Tre nga të akuzuarit janë deputetë të grupit të tetëshes së përjashtuar nga VMRO-ja. Pushteti ofroi këtë lloj amnistie për të përfituar votat e ligjvënësve opozitarë për ndryshimet e pritshme kushtetuese, përkatësisht për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG