Lidhje

Trupi i ish-presidentit Bush mbërrin në Uashington


Trupi i ish presidentit të ndjerë amerikan George Herbert Walker Bush mbërriti të hënën pasdite në Uashington, pasi u largua nga një shtëpi mortore në Hjuston të Teksasit.

Arkëmorti i mbuluar me një flamur amerikan u drejtua fillimisht për në Ellington Field të Hjustonit, ku priste avioni presidencial Air Force One për ta transportuar drejt Uashingtonit.

Presidenti i 41-të amerikan, George Herbert Walker Bush, vdiq të premten në Huston në moshën 94 vjeçare.

Trupi i tij arriti sot pasdite në bazën ajrore Andrews të Maryland-it për t'u vendosur në ndërtesën e Capitolit, selia e Kongresit amerikan, për homazhe.

Të mërkurën në mëngjes, trupi do të sillet me autokolonë në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për ceremonitë shtetërore të lamtumirës.

Facebook Forum

SHBA

XS
SM
MD
LG