Në Kosovë, qeveria dhe një pjesë e opozitës po synojnë krijimin e një ekipi negociator që do të zhvillonte bisedimet me Beogradin, si dhe hartimin e një platforme në të cilën do të vendoseshin kushtet e Kosovës për një marrëveshje me Serbinë. Kjo po kundërshtohet nga Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje në opozitë, që po bëjnë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme, për të siguruar legjitimitetin e këtyre bisedime. Opozita ka kërkuar zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme të parlamentit për, siç thuhet, dështimet e qeverisë, sidomos në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Facebook Forum