Lidhje

Unaza e Re, Gjiknuri reagon pas dyshimeve për falsifikim


Në Shqipëri ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri tha sot se në fillim të javës së ardhshme pritet përgjigja e autoriteteve amerikane për të dhënat zyrtare mbi kompaninë Dunwell Haberman, e cila përmes degës së saj në Shqipëri, fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re.

Reagimi i zotit Gjiknuri erdhi pas dyshimeve serioze se kompania amerikane, ka falsifikuar dokumentat për aktivitetin e saj. Emisioni “Të Paekspozuarit” zbuloi, pas bashkëpunimit me autoritetet e Shtetit të Delaware, se kompania ishte themeluar në Qershor të 2018 dhe jo 20 vjet më parë siç kishte deklaruar në Shqipëri. Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Ministri Gjiknuri, në një postim në Facebook, shprehet se ai i është drejtuar personalisht autoriteteve amerikane për verifikim dhe nëse rezulton se dokumentat e paraqitura në garë nuk janë autentike, garancia e saj financiare do të sekuestrohet dhe rasti do t’i referohet organeve të Drejtësisë. Vlera e garancisë, sipas ministrisë, shkon në afro 2.2 milion euro.

Një ditë më parë Autoriteti Rrugor njoftoi pezullimin e punimeve të kompanisë, ndërsa u shpreh se nuk kishte patur ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave, ndonëse Dunwell Haberman, e prezantuar si një kompani e madhe, me eksperiencë dhe aktivitet edhe jashtë Shteteve të Bashkuara, në Shqipëri përfaqësohej nga 26 vjeçari shqiptar Avdiol Dobi, pa asnjë lidhje me sektorin e ndërtimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG