Lidhje

Tiranë: Dita e tetë e protestës studentore në dy sheshe


Sot është dita e tetë e protestave studentore në Tiranë për 8 kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë uljen e tarifave dhe plotësimin e të drejtave dhe jetesës si studentë.

Kryeministri Edi Rama po këmbëngul në një dialog me ta, por studentët thonë se kërkesat janë minimale dhe se nuk do të dialogojnë me të.

Studentët vazhdojnë protestat, nuk pranojnë dialog me kryeministrin
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:21 0:00

Protesta po zhvillohet para ministrisë së arsimit dhe përpara kryeministrisë, por studentët thonë se fakti që gjenden në dy sheshe nuk do të thotë asgjë, ata janë po aq të vendosur, nuk janë të përçarë, nuk kanë kryesi, nuk kanë përfaqësi dhe se nuk ka bisedime me qeverinë.

Studentja e Inxhinierisë së ndërtimit, Rosela Marku, iu bashkua protestës qysh ditën e parë, sepse beson te kauza dhe uniteti studentor.

Ajo thotë se "mungesat në universitet janë të shumta sapo hyn në derë, por këmbëngulin që qeveria të plotësojë fillimisht kërkesat e tyre bazike, sepse nuk kanë besim te kryeministri Rama".

Studentët janë të shqetësuar edhe për ndërprerjen e studimeve, sepse kanë 8 ditë që janë larguar nga auditoret.

Studentja Rajmonda Peposhi tha se "ata kërkojnë që sa më parë t’u plotësohen ato kërkesa minimale dhe të kthehen në mësim, por kanë frikë, që autoritetet do t’i lënë në baltë".

Protesta e studentëve është krejt paqësore, nuk është regjistruar asnjë akt dhune dhe asnjë dëmtim në mjedis, ndaj ka gjetur mbështetje edhe nga qytetarët edhe nga pedagogët.

Qeveria miratoi sot një projekt për rikonstruksion konviktesh në vlerë 3 milionë euro, i mbështetur nga qeveria gjermane, dhe ngriti grupe pune për të shqyrtuar kërkesat e studentëve.

Gjatë gjithë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku i fton studentët në dialog për ndryshime të mëdha në universitetet shqiptare, por edhe ka shprehur dyshimet e tij se prapa refuzimit të tyre për dialog mund të qëndrojnë partitë e opozitës.

Por studentët janë distancuar nga të gjitha partitë, sepse thonë janë zhgënjyer prej tyre, dhe komentet nëse ata i nxit ndonjë parti politike i quajnë spekullime, që synojnë të ulin rëndësinë e protestës së tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG