Lidhje

Vdekja e imigrantes 7 vjeçare nga Guatemala


FILE- This Jan. 20, 2012, file photo, near Cloverdale in New Mexico's Bootheel region shows a gated part of the Diamond A Ranch and is 77 miles from the nearest border patrol station. A 7-year-old Guatemalan girl died after her father and other migrants

Ligjvënës amerikanë do të udhëtojnë në Nju Meksiko javën e ardhshme, ndërsa kërkojnë përgjigje për mënyrën se si vdiq një vajzë 7-vjeçare nga Guatemala ndërsa ishte në paraburgim.

Grupi që mbështet çështjet e hispanikëve në Kongres tha të premten se do të udhëheqë një delegacion më 18 dhjetor në Stacionin Lordsburgut në Nju Meksiko, qendra e paraburgimit ku Jakelin Caal Maquin ishte rrugës për të shkuar, së bashku me babain e saj dhe me një numër emigrantësh të tjerë të ndaluar me ta natën e 6 dhjetorit, pasi u arrestua nga roja kufitare amerikane.

Sipas Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Jakelin vdiq në spitalin El Paso të Teksasit, 27 orë më pas nga ajo që zyrtarët e mjekësisë e cilësuan si “shok septik”. https://www.voanews.com/a/questions-surround-death-of-guatemalan-girl-in-us-custody/4701896.html )) Shkaku zyrtar i vdekjes së saj ende nuk është publikuar.

Simptomat e shokut septik përfshijnë temperature të larta, letargji dhe nervozizëm. Dokumentat zyrtare tregojnë se vajza mori një vlerësim të shpejtë të gjendjes, ashtu sit ë gjithë njerëzit e tjerë që merren në paraburgim, dhe priti për orë të tëra të transportohej në një qendër tjetër paraburgimi me një grup njerëzish.

Të miturit transportohen të parët

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare në mesin e 163 personave të arrestuar atë natë në një zonë të largët në jug të Nju-Meksikos, pranë pikës së kalimit Antelope Wells, ishin 50 të mitur të pashoqëruar, të cilët u transportuan të parët në Stacionin e Lordsburg-t.

Gjatë rrugës për në Stacionin Lordsburg simptomat e Jakelinës u përkeqësuar.

((Timeline of Jakelin’s last days: https://infogram.com/death-of-jakelin-caal-1h7j4dejqved6nr?live ))

"Kjo nuk është kush jemi apo kush duam të jemi si komb", tha kongresmeni Joaquin Castro nga Teksasi, kryetar i zgjedhur i Grupit Hispanik në Kongres, në një deklaratë të premten që përfshinte një ftesë të hapur për ligjvënësit për t'u bashkuar me ta. "Ne duhet të kuptojmë se çfarë çoi në vdekjen e kësaj fëmije dhe se si këto qendra janë të pajisura për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e atyre kur ata kërkojnë strehim në kufijtë tanë".

Jakelin kaloi në Shtetet e Bashkuara me babanë e saj 29-vjeçar, Nery Caal, pasi udhëtoi nga Raxruha në Alta Verapaz, në veri të Guatemalës. Babai dhe vajza u larguan nga shtëpia më 30 nëntor. Media guatemalase njofton se nëna e saj së bashku me tre fëmijë të tjerë janë ende në Raxruha.

https://elpais.com/internacional/2018/12/15/actualidad/1544854159_910448.html ))

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG