Lidhje

Ish-drejtori i FBI-së kritikon ashpër Presidentin Trump


Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, sulmoi presidentin Trump, duke e akuzuar se thotë "gënjeshtra" dhe minon sundimin e ligjit.

Pas një dëshmie që dha mbrëmë në Dhomën e Përfaqësuesve, zoti Comey u tha gazetarëve se “emri i FBI-së ka marrë një goditje të rëndë, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, me bashkëpunëtorët e tij, ka gënjyer vazhdimisht për këtë".

Zoti Comey goditi gjithashtu republikanët, duke thënë se ata kanë shumë frikë t’i kundërvihen Presidentit Trump dhe mbështetësve të tij.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders u përgjigj në Twitter duke thënë se "republikanët duhet t’i kundërvihen zotit Comey dhe korrupsionit të tij të jashtëzakonshëm".

"Presidenti i bëri vendit një shërbim, duke e shkarkuar dhe demaskuar ish shefin e FBI-së për mashtrimin e paturpshëm që ai përfaqëson," shkruante ajo.

Presidenti Trump e shkarkoi zotin Comey në maj të vitit 2017 pasi ai refuzoi t’i shprehë presidentit besnikërinë dhe t'i japë fund hetimit të prokurorit të posaçëm rreth një bashkëpunimi të fshehtë midis fushatës Trump dhe Rusisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG