Zëvendës-Sekretari amerikan i Shtetit, John Sullivan theksoi në Shkup mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ai tha se SHBA nuk befasohen nga përpjekjet ruse për minimin e synimeve të Maqedonisë drejt NATO-s.