Në Bruksel u mbajt një takim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me siç u tha zhvillimet aktuale në rajon dhe agjendën për vitin e ardhshëm. Takimi i bëri bashkë në një vend edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një kohë kur bisedimet ndërmjet dyja vendeve kanë ngexur për shkak të tensioneve ndërmjet të dyja palëve. Presidenti i Serbisë tha sërish të mërkurën se nuk do të ketë vazhdim bisedimesh derisa Kosova nuk anulon tarifat ndaj mallrave serbe. Presidenti i Kosovës, ndërkaq beson në një marrëveshje përfundimtare për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.
Facebook Forum