Lidhje

Delegacioni i Kongresit kërkon shpjegime për vdekjen e imigrantes 7 vjeçare


Ligjvënësi demokrat Joaquin Castro, në krye të një delegacioni të Kongresit, që vizitoi disa nga vendet e fundit ku u mbahej e ndaluar një vajzë nga Guatemala përpara se të vdiste, i bëri thirrje shefit të agjencisë së mbrojtjes së kufirit të japë dorëheqjen.

Sipas autoriteteve shtatë vjeçarja Jakelin Caal Maquin vdiq dy ditë pasi ajo dhe babai i saj, si dhe 161 emigrantë të tjerë, u ndaluan nga oficerët e patrullimit të kufirit në shkretëtirën e shtetit Nju Meksiko më 6 dhjetor.

Një nga ligjvënësit përshkroi një nga objektet ku ajo qëndroi si çnjerëzor dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur të rrethanave që çuan në vdekjen e 7 vjeçares.

Ligjvënësit thanë gjithashtu që këmbëngulja e presidentit Trump për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën “nuk përputhet me realitetin në terren". Sipas tyre nevoja reale është për pajisje si dhe procedura e trajnim më të mirë të personelit në kufi.

Presidenti Trump është ngërthyer në një betejë me Kongresin lidhur me financimin e murit në kufi, që mund të çojë në një mbyllje të pjesshme të agjencive federale në ditët në vijim

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG