Presidenti Hashim Thaçi tha sot se Kosova është e gatshme për bisedime dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë e cila sipas tij do të bekohej nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai i bëri këto komente në fjalimin e tij vjetor në Parlamentin e Kosovës, ku bëri thirrje edhe për bashkim të forcave politike përballë bisedimeve me Serbinë. Kosova e Serbia janë përfshirë në procesin e bisedimeve për të arritur një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, por ato mbeten të pezulluara për shkak të tensioneve ndërmjet të dyja palëve. Më hollësisht njofton korrespodenti ynë, Leonat Sheh
Thaçi: Kosova e gatshme për arritjen e marrëveshjes me Serbinë
- Leonat Shehu
Facebook Forum