Lidhje

Maqedoni, mbyllet afati për kërkesat e amnistisë


Maqedoni, mbyllet afati për kërkesat e amnistisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:21 0:00

Maqedoni, mbyllet afati për kërkesat e amnistisë

Mbrëmë në mesnatë është mbyllur afati i dorëzimit të kërkesave për amnisti lidhur me ngjarjet e dhunshme në parlamentin e Maqedonisë, në prillin e vitit të kaluar. Ligji për amnistinë ka shkaktuar mjaft debate edhe në radhët e ekspertëve dhe vetë gjykatësve e prokurorëve, por pusheti synon që përmes tij të arrijë votat e nevojshme prej dy të tretave në prlament për realizimin e ndryshimeve kushtetuese.

64 persona nga rreth 70 të përfshirë në ngjarjet e dhunshme në parlamentin e Maqedonisë vitin e kaluar, kanë kërkuar amnisti deri mbrëmë në mesnatë kur u mbyll afati për dorëzimin e kërkesave. Vetëm 33 persona janë të akuzuar për sulmet ndaj deputetëve dhe punonjësve të parlamentit e gazetarëve në 27 prillin e vitit të kaluar. Ata akuzohen për rrezikimin terrorist të rendit kushtetues të Maqedonisë apo dhe për nxitjen e dhunës.

Ndërkaq, 6 sulmuesit e Ziadin Selës (Aleanca për Shqiptarët) tashmë janë dënuar dhe ndodhen në burg për veprën penale ‘tentim vrasjeje’.

Ligji për amnistinë i votuar para një jave nga 95 deputetë, përfshirë ata të opozitës maqedonase, do të mundësojë lirimin nga akuzat të shumicës së pjesëmarrëve në dhunë, por jo dhe organizatorët dhe ata që ushtruan dhunë në mënyrë direkte. Të akuzuarit dhe të përfshirët në këto ngjarje patën një afat prej pesë ditësh që t’u drejtohen organeve gjyqësore për amnisti.

Ndër ata që kanë kërkuar amnisti janë deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukovski, Lupço Arnaudov, Johan Tarçullovski, Aleksandar Vasilevski dhe Lupço Dimovski i Partisë Socialiste në koalicon me VMRO-në.

Edhe disa artisë, të cilët njiheshin si udhëheqës të demonstruesve kanë kërkuar amnistinë, por jo dhe njeriu i cili ishte në krye të komandës së policisë, Mitko Çavkov, ish-drejtori i Byrosë për siguri publike. Avokati i tij thotë se Çavkov dëshiron ta dëshmojë pafajësinë në gjykatë.

Nga ana tjetër, çështja ka krijuar një lloj përplasjeje brenda Gjykatës Penale e cila e trajton procesin, me gjykatësen e lëndës Dobrilla Kacarska që nuk do të merret me amnistinë e të akuzuarve dhe Kryetarin e Gjykatës, Ivan Xholev, i cili kërkon pikërisht nga gjykatësja Kacarska që të merret me çështjen.

Ligji i amnistisë nuk është pritur mirë në publik për shkak të përzierjes në gjyqësor dhe dëmtimit të imazhit edhe ashtu të keq për sundimin e ligjit në përgjithësi. Ndërkaq, pushteti nuk mohon se pazari me amnistinë do të mundësojë realizimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë për qëllim ndryshimin e emrit të vendit në Repubika e Maqedonisë së Veriut, e që prit të ndodh kah mesi i janarit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG